Spartak Braho ndodhet në Kryesinë e Kuvendit për një takim me Kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Pas dorëheqjes së Saimir Tahirit, lista e PS-së parashikon që mandatin e deputetit ta marrë Braho. Një ditë më parë, ai tha se “Ende nuk një vendim për këtë çështje”, por se qëndrimin do ta përcaktojë kur të shpallet vakanca. Nëse refuzon, mandati i deputetit të Saimir Tahirit shkon për kreun e FRESH-it, Eljo Hyska, emri i rradhës në listë.