Celebrities Magazine Showbiz

Spektakël parashutash në qiell, dhuratë për katër finalistët e edicionit të dytë të “BBV”!

Për të gjithë ata që nuk janë në dijeni, “Big Brother Vip” është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Ky format është zgjeruar edhe në Shqipëri, duke realizuar me sukses dy edicione të njëpasnjëshme.

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi. Por tashmë, me përfundimin e këtij edicioni, duket se publiku është lidhur mjaft me to dhe momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri.

Supriza dhe emocione të bukura ka patur çdo ditë qëndrimi, por si kjo e sotmja padyshim që nuk keni parë. Në qiellin e shtëpisë është realizuar një shfaqje e vërtetë me parashuta, totalisht dedikuar 4 banorëve finalistë, të cilë e kanë parë plot me emocione dhe ndjenja, atë çka ishte përgatitur për ta. Edhe pse vetëm dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e 6 Majit, me shumë siguri banorët e mbetur janë duke shijuar momentet e fundit të kësaj eksperience fantasike.


E teksa kjo javë është e përqëndruar vetëm në qëndrimin e fundit të katër finalistëve në shtëpinë e “BBV”, shumë biznese dhe kompani të ndryshme po mundohen që të kapin çka munden përpara se të mbarojë ky edicion. Nuk mund të lëmë pa përmendur se së fundmi, shumë lokale ose biznese të tjera private, i kanë rezervuar ambientet e tyre vetëm për tifozët e zjarrtë të “BBV” për natën finale të edicionit që do të mbahet më 6 maj 2023.