Celebrities Magazine Showbiz

Si do të dukeshin 4 finalistët e “BBV” nëse do të ishin në tapetin e kuq të “The Met Gala”?!

Si një nga ngjarjet më të mëdha në kalendarin e modës, Met Gala 2023 shënon hapjen e ekspozitës së stilit të Institutit të Kostumeve  dhe është festuar prej kohësh për veshjet e tij që përcaktojnë shkëlqimin e mrekullueshëm të tapetit të kuq. Tema e Met Gala e këtij viti, ‘Karl Lagerfeld: A Line of Beauty’, nderoi shkëlqimin artistik të stilistit të ndjerë dhe evolucionin e tij përsa i përket industrisë së modës. Dita e parë e Majit të çdo viti përqëndrohet 100% në atë çka yjet botërorë veshin në atë event, teksa bëjnë parakalimet e tyre në tapet.

Nga ana tjetër, për ne shqipëtarët, “Big Brother Vip Albania 2” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ky show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës.

Duke i ndërthurur këto dy evente së bashku, në këtë artikull do të gjeni disa foto se si katër finalistët e këtij edicioni të dytë: Luiz Ejlli, Dea Mishel Hoxha, Krist Aliaj Dragot, Efi Dhedhes, do të dukeshin në tapetin e kuq të këtij viti. Më pas, ju mund të vlerësoni se cili prej tyre do të dukej më bukur, në bazë të preferencave tuaja.

Efi Dhedhes
Dea Mishel Hoxha
Krist Aliaj Dragot
Luiz Ejlli