Sport

Spektakli i kësaj vere, edhe “offside” do jetë 3D në Botëror

Botërori i futbollit që do të startojë më 14 qershor në Rusi do të jetë turneu i parë i këtyre përmasave që do të aplikojë sistemin e videoarbitrimit. Risia teknologjike do të pasurohet me dhjetëra kamera dhe imazhe të denja për një “Big Brother”. Veç të tjerash, tifozët dhe arbitrat do të kenë mundësi të shikojnë pozicionet e dyshimta jashtë lojës, nga pozicione të ndryshme me telekamera speciale dhe 3 dimensionale.