Në këto çaste nisin të luhen ndeshjet e fundit të Grupit E, Serbi –Brazil dhe Zvicër –Kosta Rika. Në grupin E Brazili dhe Zvicra kryesojnë me nga 4 pikë secila, Serbia 3 dhe Kosta Rika 0. 4 shqiptarët që luajnë për kombëtaren zvicerane, Xhaka, Shaqiri, Behrami dhe Xhemaili pritet të zbresin në fushë që nga minuta e parë. Xhaka dhe Shaqiri u bënë protagonist në ndeshjen e kaluar me Serbinë ku shënuan dy gola që i dhanë fitoren Zvicrës dhe festuan duke bërë shqiponjën, çka u kushtoi 10 mijë franga gjobë secilit nga FIFA pasi u konsiderua si gjest provokues ndaj serbëve.