Në këto çaste nisin të luhen ndeshjet përmbyllëse të grupit B, Iran – Portugali dhe Spanjë – Marok. Në këtë grup Portugalia dhe Spanja kanë secila nga 4 pikë, Irani 3 dhe Maroku 0. Ndërkaq më herët u përmbyll Grupi A, me ndeshjet Uruguaj – Rusi që përfundoi 3-0 dhe Arabi Sudite – Egjipt 2-1. Uruguaji, u kualifikua si e para e grupit me 9 pikë dhe Rusia, e dyta me 6 pikë. Ndërkaq Arabia Sudite dhe Egjipti i dhanë lamtumirën Botërorit Rusi 2018.