Sport

Starton sfida Kore e Jugut-Meksikë

Në këto çaste ka nisur të luhet sfida Kore e Jugut-Meksikë. Ndërkaq mbrëmja do të rezervojë emocione të mëdha pasi të gjithë janë me sy e veshë nga Gjermania, që në 20:00, zhvillon ndeshjen vendimtare për kualifikimin në Grupin F. Pas humbjes 1-0 me Meksikën, gjermanët do të përballen me Suedinë, që në këtë sfidë, hyn me qëllimin për të mos humbur. Po sot Belgjika siguroi kualifikimin për më tej në Kupën e Botës pasi mundi lehtësisht Tunizinë me rezultatin 4-1.