Me sfidën Rusi-Arabi Saudite, në 17:00 me orën tonë, sot merr udhë edicioni i 21-të i Kupës së Botës “Rusi 2018” në Futboll. Brazili, Argjentina, Spanja e Gjermania konsiderohen mes favoriteve për fitoren finale në tokën ruse. Por të shumta janë dhe mungesat e atyre që ndër vite kanë sjellë kupa. Ky Botëror vjen pa Italinë, Holandën, Kilin, Kamerunin apo Shtetet e Bashkuara. Kujtojmë se tre kampionatet e fundit janë fituar nga një ekip europian: Itali, Spanjë e Gjermani, ndërsa në vitet 1962-2006 ka patur alternime mes Europës e Amerikës së Jugut.