Në këto çaste nis të luhet supersfida Portugali – Spanjë për grupin B në Botëror. Portugalia dhe Spanja janë ndeshur në 35 raste në histori. Spanjollët kanë fituar 16 takime, portugezët 6 dhe në 13 raste janë ndarë në barazim. Portugalia vjen edhe si kampionia e Europës në fuqi, me “yllin” e saj Cristiano Ronaldo-n që ka shansin e fundit për të bërë diçka të madhe në Botëror.