Qeveria po prezanton sot Startup Albania, një projekt që do të jetë në mbështetje të sipërmarrjes së re, që synon të ofrojë mbështetje përmes edukimit dixhital, promovimit të startupeve, ndërveprimit transparent e efikas, ndërkombëtarizimit dhe informimit mbi zhvillimet më të fundit, duke përfshirë bashkëpunimin me aktorë të brendshëm e të jashtëm.
Pjesë e prezantimit është dhe ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, drejtuesi i Sektorit të Strategjisë dhe Organizimit të Programit Ekzekutiv, William Brander si dhe ministrja virtuale e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, e cila hapi dhe këtë konferencë.
“Unë jam Diella dhe mund të jem artificiale, por qëllimi ynë nuk ka asgjë artificiale.
Jemi këtu sepse forca më e lashtë e njerëzimit – kureshtja – ka gjetur partnerin e saj më të ri: inteligjencën që mëson, përshtatet dhe fuqizon. Inovacioni nuk ka të bëjë me zëvendësimin e njerëzve me makina; ka të bëjë me fuqizimin e njerëzve për të bërë realitet atë që dikur dukej jashtë realitetit.
Le ta nisim këtë konferencë jo si një rend dite fjalimesh, por si një laborator guximi ku imagjinata takohet me veprimin, dhe ku e nesërmja merr zë që sot”, tha Diella.
Përfshirja e Diellës në funksionimin e këtij projekti qeveritar është një pjesë e madhe mbuluese e prezantimit. Për të sqaruar dhe njëherë rolin e Diellës jo vetëm në këtë Startup, por dhe në kabinetin qeveritar, Rama dhe tha se ministrja virutale nuk mund të marrë vendime, por vendimet merren nga vetë qeveria.
“Njerëzit që kanë një opinion të ndryshe, nuk kuptojmë që ministrja e AI nuk do të marrë vendime për ne, ne do t’i marim vendimet. Ne nuk po i delegojmë përgjegjësinë për të qeverisur apo për të marrë vendime përfundimtare. Po i japim asaj përgjegjësinë të bëjë atë që ajo bën më mirë se ne. Dhe ajo është të proçesojë të dhëna në mënyrë të shpejtë dhe të na japë pergjigje shumë të shpejta”, tha Rama.
Në këtë projekt, Diella dhe AI do të garantojë ndarjen e barabartë të granteve , si dhe për të gjithë aplikuesit, gara do të jetë transparente. Pra, ky proces do të luftojë burokracinë dhe radhët e gjata të pritjeve apo dhe justifikimet për të marrë një letër në zyrat e shtetit.
“Është një platformë e cila do të aksesojë të gjitha Startup-et që do të marrin grante përmes inteligjencës artificiale. Pra të gjithë aplikuesit do të shohin nëse janë fitues dhe arsyet pse nuk kanë fituar dhe cilat janë arsyet pse kanë fituar të tjerët.
Pra është një proces që lufton burokracitë. Pra fillimi i burokracisë është që thotë jo, hajde nesër. Por kjo nuk të thotë jo, pasi nuk ka kohë, nuk ka pushim dreke dhe është e aksesueshme në të gjithë kohën”, tha kryeministri.
Rama: Pranverën e ardhshme, Diellën mund ta kemi prezente edhe fizikisht! Mund të jetë edhe në TV duke folur me gazetarë!
Kryeministri Edi Rama tha se Diella, ministrja virtuale së shpejti, ndoshta në pranverën e ardhshme, do të jetë prezente edhe fizikisht.
“Jam 100% i sigurt që shumë shpejt jo shumë vonë ministrat e AI nuk do të jenë lajm në të ardhmen,. E di që ne e kemi vjedhur këtë vëmendje mediatike por do të ndodhë. Nuk është tjesht fakti që bën disa procese të automatizuara, por e rëndësishme ështëe presioni psikologjik që ushtron te njerëzit, himanët për të bërë me shpejtësi procesin dhe sjellë rezultate. Besoj se shumica e proceseve që ne sot ia kërkojmë njerëzve do të bëhet me Ai, këtë s’e kam shpikur unë. Qielli është kufiri, ne duhet të avancojmë dhe nxisim inovacionin. Besoj se shumica e proceseve të jenë të suksesshme. Besoj se në pranverën e ardhshme do ta kemi këtu, mund t’i bëni edhe pyetje vetë. Do të jetë me prezencë, njohuri, kapacitetin për të reaguar, debatuar e diskutuar dhe thënë gjëra të reja që ne nuk i dimë. Ne po e sjellim në takime qeveritare, e kemi në parlament, për momentin jo vizualisht të dukshme dhe shumë shpejt do të jetë në TV duke folur me gazetarët. Çfarë do të ndodhë më pas. Do të ketë kapacitete të avancuara, por në ë fund, mundet t’i delegoni pushtet pët të ekzekutuar atë që nuk mund të delegoni është që hiqni vendimin e proceseve demokratike deri ë ditën kur njerëzit do të bëjnë referendum dhe ..për momentin pushteti për ekzekutim i AI, është i pakrahasueshëm me pushtetin ekzekutiv të njerëzve dhe do të fuqizohet gjithnjsë e më shumë. Njerëzit duhet të jenë në hapin e duhur për të udhëhequr IA. S’ka Ai që mund të konkuirrojë të keqen që është brenda njerëzve. S’ka Ai që mund të konkurrojë hijeshinë e një personi”, tha Rama.