Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier iu bën thirrje homologëve amerikan e rus, të ndërmarrin hapin e parë në përpjekje për të negociuar zgjidhjen e konfliktit në Siri. Në një intevistë për mediat gjermane, Steinmeier thotë se “Trump dhe Putin kanë detyrimin moral ndaj botës për të hedhur hapin e parë”.