Celebrities Film & Tv Gossip Music

Stine rrëfen realitetin e hidhur: “Nuk kemi muzikë të mirëfilltë, nuk ka as tekst, as emocion! Është bërë biznes me…”

I ftuar në episodin e radhës në podcastin “FLET” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio ka qenë Stine, një nga kantautorët dhe artistët më të njohur në vendin tonë. Ai ka fituar një vend të veçantë në muzikën shqiptare falë stilit të tij të veçantë dhe këngëve të paharrueshme që ka krijuar gjatë karrierës së tij. Në këtë intervistë ai është rrëfyer si kurrë më parë.

Çfarë mendimi ka Stine për tregun muzikor sot? Çfarë ka humbur muzika shqiptare në harkun kohor e të gjithë këtyre viteve?

Ka humbur pak më shumë tekst. Ka humbur pak më shumë emocion. Ka humbur pak më shumë dashuri për muzikën. Është bërë biznes.

A kemi ne sot një treg muzikor të mirëfilltë sipas tij?

Treg? Po ta quash për biznes, po e kemi tregun por nuk kemi muzikë të mirëfilltë. 

Cila është influenca më e keqe që ka zaptuar dhe pushtuar këngët shqip? A kemi një përshtatje apo një model të keq?

Tregu influencohet nga tregu botëror absolutisht, por ne kemi ngecur tek këto zanoret. Fjalët i gjejmë rrugës. Unë flas për veten, nuk flas për të tjerët. 

A i këndohet sot dashurisë siç Stine i ka kënduar në vazhdën e të gjithë këtyre viteve?

Ndoshta i këndohet në një mënyrë tjetër. Unë nuk mund ta bëj vetë atë krahasim. 

Kush është larguar më shumë, njeri nga fjala apo fjala nga njeriu?

Të dy bashkë janë larguar. 

Mos është paraja në mes të fjalës dhe njeriut?

Jo, nuk ka ndjesi. Mungon ndjesia dhe lidhja mes muzikës dhe masës.