I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë reperi i njohur Stresi, për të folur më shumë mbi si ka nisur ky vit për të, çfarë të rejash do të kemi së shpejti, por jo vetëm. Stresi u ndal dhe tek reagimet e fundit në rrjet, pas deklaratës së Bernardit të bërë në “Big Brother VIP”, ku pranoi publikisht se është homoseksual… Po ashtu Stresi u ngacmua pak dhe mbi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Si do të veproje ti po të ishe në “Big Brother VIP” me secilin nga banorët? Me Amber Candy?
Nuk besoj se do isha në debate me të, do e shmangia sa më shumë.
Me Valbona Mhillin?
Kam njohur një tjetër Valbona jashtë, një tjetër brenda. Është shumë gocë e mirë, e sjellshme, e kulturuar, aty e shoh ndryshe. Ose po luan… Kam qenë në intervista të saj, e njoh edhe në bazë të forumeve të partisë, është gjithmonë aty.
Po Laerti?
Laerti, patrioti që sa pi dy gota verë, fillon e flet greqisht…
G-Bani?
G-Banin e njoh që nga viti 2008-2009. G-Bani është djalë i drejtë, por duhet të tregojë dhe atë anën tjetër. Ka veti më të mira.