Sport

Suedia trondit Gjermaninë, kampionët e botës në vështirës

Suedia trondit Gjermaninë. Pjesa e parë e përballjes mes dy skuadrave në botëror u mbyll me avantazh të nordikëve. Toivonen është autori i golit për Suedinë, i cili e realizoi në minutën e 32 të ndeshjes. Në takimin e parë në grup, Gjermania u mund 1-0 nga Meksika dhe nëse edhe në këtë ndeshje do të humbiste, atëherë kampionët e botës do ta mbyllnin këtu aventurën e tyre në Rusi 2018.