Sulm në aeroportin Heathrow të Londrës, arrestohet një burrë që spërkati disa persona me “spray”, pezullohen disa fluturime. Policia britanike vuri në pranga një burrë pasi sulmoi me “spray me piper” një grup njerëzish. Të prekur janë disa prej tyre dhe raportohet se kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ende nuk dihet numri i saktë.
Referuar Policisë Metropolitane, ky nuk është një sulm terrorist ose që lidhet me protesta.
Forcat e sigurisë dhe zjarrfikësit iu përgjigjën incidentit në parkingun shumëkatësh në Terminalin 3, pak pas orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, me atë lokale.
Kjo shkaktoi kaos të madh brenda dhe përreth aeroportit të Londrës ndërsa u pezulluan edhe disa fluturime. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po kërkojnë të minimizojnë ndikimet në transportin publik.
Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe policia po kërkon të dyshuar të tjerë që mund të jenë të përfshirë.