Frikë dhe panik në Holandë, një furgon në lëvizje hyri sot mes një grupi njerëzish në një kamping, në Landgraaf. Një person gjeti vdekjen dhe tre të tjerë u plagosën. Ata merrnin pjesë një koncert të Bruno Mars-it për Festivalin e përvitshëm muzikor, Pinkpop. Më pas, drejtuesi u largua nga vend-ngjarja e policia holandeze është vënë në ndjekje të furgonit të bardhë.