Bota

Sulm terrorist në Paris, policia ekzekuton agresorin

Eshtë me origjinë çeçene, 21-vjeçari që në qendër të Parisit, vrau me thikë një kalimtar dhe plagosi 4 të tjerë, para se të ekzekutohej nga Policia Franceze. Forcat e rendit reaguan me shpejtësi, ndërsa ISIS-i mori përsipër sulmin. Të plagosurit janë jashtë rreziku për jetën. Ndërkaq, Presidenti Macron deklaroi se “Franca po paguan sërish çmimin e gjakut, por nuk tërhiqet asnjë milimetër përballë armiqve të lirisë”.