Tre kisha u sulmuan nga kamikazët, në Surabaya, qyteti i dytë më i madh i Indonezisë. 10 persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën pas sulmeve të kryera në distancë shumë të shkurtër kohore nga njëri-tjetri. Deri tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e atentateve me bomba. Por, autoritetet indoneziane mendojnë se janë vepër e Grupit “Jemaah Ansharut Daulah”, që frymëzohet nga ISIS-i.