Shkon në 10 numri i personave që humbën jetën pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë në Santa Fe të Shteteve të Bashkuara. Shumë të tjerë raportohen të plagosur. Policia shoqëroi një 17 vjeçar i cili kreu sulmin, dhe një person tjetër që mendohet se ka qenë bashkëpunëtor. Policia gjeti edhe një sasi eksplozivi dhe detonatorë në afërsi të shkollës. E gjithë zona është evakuuar ndërsa atutoritetet policore dhe ambulanca të shumta ndodhen në vendngjarje.