Reperja shumë e njohur me famë ndërkombëtare, Loredana Zefi, ditën e sotme ka publikuar një foto shumë të pazakontë për të.
Ajo shfaqet në shtëpi me bikini, qëllimi i të cilës është për të treguar format e saj trupore dhe për t’ju përgjigjur gojëve të liga.
Së fundmi ajo është sulmuar nga ndjekësit e saj në Instagram rreth madhësisë së gjoksit të saj.
Artistja ka sqaruar se arsyeja e zvogëlimit të gjoksit të saj është lindja e së bijës, Hanës.
Kjo jam unë dhe trupi im. Ndoshta me gjoksin më të vogël në Gjermani. Pasi lindi Hana, gjithçka kishte ndryshuar. Por, unë jam kjo që jam dhe vij e tillë nga Zoti, jam shumë e bekuar.
Edhe nëse kam para për një operacion në gjoks, jam aq e lumtur saqë do të them të largohet plotësisht pasi më erdhi Hana.
Tashmë Loredana po shijon suksesin e korrur nga bashkëpunimi me partnerin e saj, reperin Mozzik, me të cilin shumë shpejt do të publikojnë një album, “No Rich Parents”.