Celebrities Gossip Showbiz

“A e gjujmë edhe njo?”, për çfarë e kanë fjalën këtë herë Mozzik dhe Loredana?

Ribashkimi i tyre pas ndarjes erdhi dhe me bashkëpunim nga spektri profesional. Me plot gojë mund të themi se publikut i kishte munguar çifti Mozzik-Loredana, pasi kënga e tyre u prit mjaft mirë.

Vetëm 3 javë pas publikimit kënga e parë e albumit të dyshes numëron afro 9 milion klikime.

Me “Rosenkrieg”, dyshja solli historinë e tyre pas ndarjes, ku Mozzik tregon se pavarësisht se ka dalë me vajza të tjera, pa Loredanën nuk bën.

Por, siç e dimë tanimë, Mozzik dhe Loredana nuk kanë të ndalur. Vetë reperi ka postuar pak më parë një Instastory që na bëri të dyshojmë se ndoshta do të dëgjojmë ndonjë projekt të ri muzikor të dyshes.

A e gjujmë edhe njo?

Ndërkohë, Loredana i është përgjigjur duke na dhënë kështu dhe kohën sa duhet të presim.

O ma breeeee, javën tjetër?

Përveç këtyre kodeve, dyshja e hiteve nuk na kanë dhënë detaje të tjera. Megjithatë jemi sy e veshë.