Food & Drink

Supë me fasule, patate dhe djathë

Supë me fasule, patate dhe djathë është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Një pjatë e ngrohtë dhe e pasur që bashkon shijen e traditës me atë të gatimeve të shtëpisë. Kjo supë kremoze dhe e ushqyeshme është ideale për ditët e ftohta, kur kërkojmë një vakt të thjeshtë, por të mbushur me shije. Fasulet japin proteina, patatet shtojnë butësi dhe ëmbëlsi natyrale, ndërsa djathi i shkrirë e kurorëzon pjatën me një prekje të shijshme dhe të pasur. E lehtë për t’u përgatitur dhe e dashur nga të gjithë, kjo supë është një zgjedhje perfekte për çdo tryezë familjare.

Përbërësit:

400 g fasule të bardha të ziera
1 patate
1 qepë
1 spec i kuq
Rozmarinë
Vaj ulliri
Djathë i bardhë
Kripë dhe piper
Bishta qepe të njomë
3 lugë djathë kaçkavall i grirë

Përgatitja:

“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.