Shërbimi rus i sigurisë, FSB, akuzoi shërbimet e inteligjencës ukrainase për anëtarë të shërbimeve të saj, që përpiqeshin të rekrutonin qytetarë rusë dhe të merrnin informacione ushtarake duke u paraqitur si punonjës të institutit amerikan joqeveritar, RAND.
“FSB ka marrë informacion në lidhje me përfaqësuesit e shërbimeve speciale ukrainase që përdorin korporatën kryesore amerikane RAND si mbulesë për operacionet e rekrutimit në territorin e Federatës Ruse dhe për marrjen e informacionit të kufizuar në lidhje me operacionin special ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA.
RAND tashmë është i ndaluar në Rusi dhe konsiderohet një “organizatë e padëshirueshme”.
Deri më tani nuk ka ende nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga pala ukrainase apo nga RAND.
RAND është një organizatë kërkimore që ofron zgjidhje për sfidat e politikave publike për të ndihmuar që komunitetet në mbarë botën të jenë më të sigurta, më të shëndetshme dhe më të begata. RAND është organizatë jofitimprurës dhe jopartiak.