Nesër pritet takimi historik që mund të sjellë paqen në Gadishullin Korean. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të pritet nga homologu i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në zonën e çmilitarizuar që ndan dy vendet fqinje. Rezultati i takimit të shumë-trumpetuar, i pari i këtij lloji në mbi 10 vjet, pritet të jetë hedhja e themeleve për bisedimet e Kim Jong Un-it me Presidentin Amerikan, Donald Trump, në maj apo në qershor.