Bota

Takimi historik, Trump mendon shtyrjen. Pompeo ka ende shpresë

Takimi historik i planifikuar të zhvillohet pas 3 javësh mes presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-un, u vu në pikëpyetje dje, pasi Trump la të kuptohej se përgatitjet mund të mos përfundonin në kohë. Por, disa orë më vonë, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo u përpoq të zbuste situatën e të hidhte një vështrim më praktik mbi takimin. Kryediplomati Amerikan këmbënguli se 12 Qershori vazhdon të mbetet objektiv real.