Kim Jong-un mbërriti në Singapor, ku pas dy ditësh pritet të takojë Donald Trump-in. Kjo do të jetë hera e parë që një udhëheqës i Koresë së Veriut ulet në bisedime me një President Amerikan në detyrë. Trump pritet të mbërrijë më vonë gjatë ditës. Shtetet e Bashkuara kërkojnë nga Koreja e Veriut, të heqë dorë nga armët bërthamore, në mënyrë të pakthyeshme. Ndërkaq, Kim Jong-un tha se dëshiron të fokusohet te forcimi i ekonomisë koreano-veriore, si dhe pret lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare.