Bota

Takimi Trump-Kim, zbardhen detajet

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Trump do të mbajë një takim kokë-më kokë me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un nesër në mëngjes, ku të pranishëm do të jenë vetëm përkthyesit. Më pas ata do të kenë një drekë pune dhe një takim dy-palësh më të zgjeruar. Trump do të mbajë një konferencë shtypi në mbrëmje me orën lokale e do të largohet po të martën nga Singapori. Për të ndjekur takimin historik, në Singapor kanë shkuar rreth 5.000 gazetarë.