Bota

Taksia futet në turmën e tifozëve në Moskë, plagosen 8 persona

Shënohet incidenti i parë i Kupës së Botës që po zhvillohet në Rusi. Një taksi mori përpara një turmë tifozësh meksikanë në rrugën “Ilyinka” në qendër të Moskës duke lënë të plagosur 8 persona. Pas incidentit shoferi i taksisë u përpoq të arratisej por u ndalua nga forcat e policisë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti që terrorizoi të huajt që kanë shkuar për të parë Botërorin në Rusi. Policia po heton për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.