Bota

Talibanët afganë shpallin armëpushim për Bajram

Talebanët afganë njoftuan një armëpushim tre-ditor me forcat qeveritare, që përkon me festën e Fiter Bajramit në fund të javës që vjen, pas një armëpushimi të shpallur më parë nga qeveria. Ky është armëpushimi i parë i shpallur nga vetë talebanët, që nga koha kur ata vepruan për rrëzimin e qeverisë në vitin 2001, kur edhe ndodhi pushtimi nga SHBA. Oferta e mëparshme e qeverisë për bisedime paqeje dhe armëpushim me talebanët s’ka pasur rezultat, pasi është refuzuar.