BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

Tani ka nisur loja në BBV për Tan Brahimin: “Vonoj të ndez, por kur ndez nuk fikem…”

Fenomeni më i diskutuar momentalisht është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 dhe hyrjet e reja po përfliten kudo në rrjet, duke u kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre.

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Sot po zhvillohet “Big Brother Radio”, një partneritet mes BBV dhe Top Albania Radio. Banorët po diskutojnë tema të ndryshme të cilat i prekin, nga dashuritë, flirtet, ngacmimet e deri te debatet e forta. Një nga banorët më të rinj, Tani, ka analizuar lojën e tij në BBV Radio.

Këtu presioni është shumë i madh. Nuk gjej fjalë t’u them personave jashtë. Kam hyrë në një ambient ku nuk njihja 15 vetë, njerëz të rinj… Vonoj të ndez, por kur ndez nuk fikem… Kam filluar të lirohem pak…