Bota

Tarifat doganore të Trump, Berlini: Presim të hyjnë në fuqi më 1 maj

Edhe pse u mendua se për Europën do të kishte lëshime, Berlini pret që tarifat ndëshkuese doganore amerikane ndaj çelikut dhe aluminit të importuar nga vendet e BE-së të hyjnë në fuqi më 1 maj. Burime nga qeveritarë gjermanë e bënë këtë pohim pak përpara nisjes së Kancelares Angela Merkel drejt Shteteve të Bashkuara. Shefi i Shtëpisë së Bardhë i justifikoi tarifat e reja prej 25 për qind mbi çelikun e 10 për qind mbi aluminin, me pretendimin se importet e huaja po dëmtojnë sigurinë kombëtare të SHBA-ve.