Showbiz

Tashmë imazhi i YSL, Dua Lipa zbulon momentet e vështira nga prapaskenat e xhirimit të spotit

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Dua Lipa nuk po korr sukses vetëm në muzikë por gjithashtu edhe falë bashkëpunimit me marka të njohura.

Së fundmi ajo është bërë imazhi i YSL dhe këtë e kemi parë nga postimet e shumta të saj. Pak orë më parë këngëtarja 23-vjeçare ka shpërndarë në rrjetet sociale momente nga prapaskenat e xhirimeve të spotit të kësaj marke dhe duket qartë që nuk ka qenë edhe aq e lehtë për të.

Në video shfaqet Dua duke xhiruar në bregdet ku shumë shpejt ndërpritet nga një dallgë e madhë që arriti ta rrëzojë. Për të xhiruar këtë spot në kushte të tilla, me siguri Duas i është dashur të ndryshojë disa herë veshjen e saj.