Health & Beauty

Të dilni jashtë me flokë të lagur, sa e rrezikshme është?!

Dalja jashtë me flokë të lagur është një situatë e njohur për shumë njerëz, veçanërisht gjatë mëngjeseve të nxituara. Ndërsa disa e shohin këtë si një zgjedhje të parrezikshme, të tjerët besojnë se mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Zakonisht kemi frikën se ftohja e tepërt mund të na sëmurë. Ftohja e zakonshme, gripi dhe sëmundjet e tjera të frymëmarrjes, përfshirë COVID-19, shkaktohen nga viruset. Disa infeksione të sinuseve shkaktohen nga bakteret. Këto mikrobe zakonisht përhapen nga pikat e frymëmarrjes dhe nga grimcat e njerëzve që janë të sëmurë dhe mund t’i marrim duke prekur sipërfaqet e kontaminuara dhe më pas duke prekur sytë, hundën ose gojën. “Nuk mund të ftohesh vetëm duke dalë në të ftohtë”-tha Sean O’Leary, kryetar i Komitetit për Sëmundjet Infektive për Akademinë Amerikane të Pediatrisë.

Megjithatë, moti i dimrit mund të krijojë një mjedis më të këndshëm për mikrobet si jashtë ashtu edhe brenda trupit tonë. Disa kërkime kanë sugjeruar se temperaturat e ftohta mund të ndihmojnë virusin e gripit të mbijetojë më mirë. Temperaturat e ftohta mund të ndikojnë gjithashtu në sistemin tonë imunitar, duke na bërë më të ndjeshëm kur ekspozohemi ndaj mikrobeve. Nuk mund të sëmuremi thjesht duke dalë jashtë në të ftohtë me flokë të lagur; kjo mund të ndodhë nëse kemi kontakt me një virus të ftohjes ose gripit.

Temperaturat e ftohta, megjithatë, mund t’ju bëjnë më të ndjeshëm ndaj një infeksioni kur jeni të ekspozuar ndaj mikrobeve të caktuara.  Sulmet në zemër zakonisht prekin individë mbi 50 vjeç për burrat dhe mbi 65 vjeç për gratë, por vitet e fundit po vihet re një rritje e numrit të rasteve edhe tek të rinjtë, veçanërisht ata në moshat 20-40 vjeçare. Edhe pse mjekët paralajmërojnë shpesh për shenjat e mundshme të sulmeve në zemër, shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se disa gabime të thjeshta gjatë dimrit mund të ndihmojnë në rritjen e rrezikut për një atak kardiak.