Një person i paidentifikuar hapi zjarr në resortin e presidentit amerikan Donald Trump në Florida. Burri gjatë gjithë kohës bërtiste më të madhe e lëshonte deklarata kundër Kreut të Shtëpisë së Bardhë. Efektivet e policisë mundën ta neutralizojnë shpejt dhe ta dërgojnë në komisariat. I gjithë incidenti u mbyll fatmirësisht pa të lënduar të tjerë përveç vetë autorit. Motivi i gjestit të tij ekstrem është i paqartë.