Bota

Temperatura tepër të larta në Britani, qytetarët dynden në plazhe

Britania e Madhe vazhdon të jetë e përfshirë nga temperatura të larta, që kanë shkuar deri në 31 gradë. Edhe këtë fundjave qytetarët britanikë iu drejtuan plazheve për të shijuar rrezet e diellit. Rreth 100.000 pushues zgjodhën plazhin e Bournemouth për të marrë rrezet e para. Vala e nxehtësisë ka shkaktuar mungesa të bimëve barishtore që përdoren për sallatë. BBC raportoi se supermarketet mund të goditen nga mungesat e maruleve javën e ardhshme, sepse temperaturat e larta kanë rritur kërkesën për sallatë.