Të paktën 65 persona humbën jetën si pasojë e temperaturave të larta në qytetin jugor të Karachit në Pakistan gjatë tre ditëve të fundit. Ndërkaq një organizatë joqeveritare tha se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi temperaturat e larta vijojnë të jenë prezente në vend. Vala e të nxehtit përkon edhe me muajin e shenjtë të Ramazanit, ku shumica e myslimanëve nuk hanë ose pinë gjatë orëve të ditës.