Aktualitet

Tentoi të grabisë bankën, autori qëllon me armë

Të shtëna me armë zjarri në qytetin e Lushnjes. Raportohet se pak çaste më parë një person ka tentuar të grabisë një bankë të nivelit të dytë. Nga informacionet paraprake të policisë, është arrestuar agresori, ndërsa konfirmohet se nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar. Banka ishte e mbyllur në momentin që u tentua grabitja.