Ekonomitë më të mëdha të Europës kanë filluar lobimin për të mbrojtur investimet e kompanive të tyre në Iran, pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore. Gjermania, Franca dhe Britania kanë lidhje të rëndësishme tregtare me Iranin, ndaj ministrat e jashtëm të tre vendeve planifikojnë të takohen të martën e javës së ardhshme për të diskutuar mbi këtë temë.