Tërheqja nga marrëveshja bërthamore me Iranin nga ana e Presidentit amerikan, Donald Trump është një “shkak për shqetësim të madh, tha kancelarja gjermane Angela Merkel. “Nuk është e drejtë” që të tërhiqesh në mënyrë të njëanshme nga një marrëveshje për të cilën është rënë dakord njëzëri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, shtoi Merkel. Ajo tha se “do të angazhohet edhe më tej për partneritetin transatlantik”.