Tërmet në Turqi, të paktën 35 të plagosur. Lëkundja me magnitudë 5.1 ballë e Shkallës Rihter e kishte epiqendrën në provincën Samsat, në lindje të vendit. Në këtë zonë raportohet se vazhdon aktiviteti sizmik. Shumë objekte pësuan dëme, ndërsa skuadrat e kërkim shpëtimit ndodhen në terren.