Bota

Tërmet në Guatemalë, nuk raportohen dëme

Toka u drodh sot edhe në jug të Guatemalës, ku në 4 e 32 të mëngjesit me orën tonë u regjistrua një tërmet me magnitudë 5.6 ballë e shkallës Rihter.  Nuk njoftohen dëme në njerëz dhe materiale. Ndërkaq, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan, epiqendra ishte në rreth 100 kilometra thellësi pranë Guanagazapa-s.