Bota

Tërmet në Japoni, tre viktima

Tërmet 6.1 ballë në Japoni, tre të vdekur e 100 të plagosur. Osaka është zona e goditur nga lëkundja e fortë, që çoi në probleme të tjera, por fatmirësisht nuk raportohen dëme në centrale bërthamore. Ndërkaq, për shkak të dridhjeve të tokës u ndërpre lëvizja e trenave të shpejtë, u anuluan 6 fluturime ajrore, ndërsa mbi 100 mijë shtëpi janë pa energji elektrike.