Bota Botë e Çuditshme

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi detyron shoferin ta kthejë autobusin në shtëpi!

Një shofer autobusi në Turqi e ka kthyer mjetin pubik në një shtëpi banimi, pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin. Familja prej 7 personash e Hasan Akıncı ka arritur të dalë nga banesa pas tërmetit. Ai e ktheu autobusin publik në të cilin ishte shofer për 17 vjet, në shtëpinë e tij. Rregulloi sediljet dhe mbuloi xhamat me batanije. Akıncı zgjidhi edhe problemin e ngrohjes duke lidhur energjinë elektrike në autobus, si edhe e pajisi me një televizor që fëmijët e tij të mos mërziteshin.

Hasan u shpreh se:

U zgjova me dridhjet e tërmetit, ishte si apokalipsi, vrapoja pas fëmijëve në dhomat e shtëpisë dhe nuk dija çfarë të merrja. Pasi u ndal lëkundja, vrapuam për të dalë. Muret kishin shpërthyer, gjithçka ishte thyer. Në errësirë, nuk dinim se ku po shkelnim. Ne dolëm, duart dhe këmbët na rridhnin gjak. Dera e hekurt në dalje të banesës ishte bllokuar nga tërmeti dhe nuk mundëm ta hapnim. Aty ishin grumbulluar edhe fqinjët. U hodha në rrugë nga ballkoni i katit të dytë, e hapa derën nga jashtë. Fatmirësisht, i nxora fqinjët dhe familjen time të sigurt.

Akıncı, i cili ka 5 fëmijë, tha se ata donin një shtëpi me kontejnerë, sepse kishin vështirësi në plotësimin e nevojave të tyre për banjë dhe tualet.

Rikujtojmë, se Mustafa Tozan, një elektriçist në pension me banim në Izmir, prodhoi një kabinë enkas për tërmete, duke marrë mendimin e ekspertëve pasi gruaja e tij kishte shumë frikë nga tërmeti që ndodhi në Izmir më 30 tetor 2020. Tozan thotë se shpikja e tij është një kabinë që mund të përballojë deri në 66 tonë përballë një goditjeje me një pikë, sipas provave të kryera me inxhinierë ndërtimi.