Në bisedën e zhvilluar me kryeministrin bullgar, Boyko Borissov, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përcolli mesazhe pajtimi. Përmes një postimi në Facebook, Thaçi sqaroi se ia ka bërë të ditur Borissovit, që Kosova është e gatshme ta mbyllë kapitullin e konfliktit me Serbinë. Thaçi, shtoi se u diskutua edhe për rëndësinë dhe mundësinë e madhe që ofron Samiti i Sofjes për të qartësuar rrugën europiane të Kosovës.