Kosova dhe Serbia duhet ta njohin njëra-tjetrën sepse Bashkimi Evropian nuk do të pranojë shtete me probleme. Kështu tha Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë një fjalimi në institutin Klingendel në Hagë. Thaçi shtoi se Kosova do ta respektojë drejtësinë ndërkombëtare sepse nuk ka asgjë për të fshehur.