Bota

Thashethemet në WhatsApp, vriten 5 burra në Indi

Një turmë në shtetin e Maharashtrës të Indisë vrau pesë burra të dyshuar për rrëmbim fëmijësh. Sulmi vjen pas thashethemeve në WhatsApp rreth bandave të grabitjes së fëmijëve në të gjithë vendin. Viktimat ishin duke lypur në një fshat afër qytetit të Dhules ku ndodhën edhe vrasjet. Policia arrestoi 20 persona, të gjithë nga 20 deri 30 vjeç në lidhje me 5 vrasjet.