Bota

Thatësira, Irani: Izraeli na ka vjedhur retë dhe borën!

Teksa Irani po vuan nga thatësirat e rënda, zyrtarët e saj po përpiqen të shpjegojnë kushtet katastrofike të motit. Një gjeneral iranian beson se Izraeli fshihet pas “vjedhjes” së reve dhe borës, por sinoptikanët kanë dyshimet e tyre. Gjenerali Gholam Reza akuzoi Izraelin se ka ndryshuar drejtimin e reve dhe klimës në vend. Ai theksoi rezultatet e një studimi që tregon se mbi 2.200 metra të gjitha zonat malore midis Afganistanit dhe Mesdheut janë të mbuluara me borë, përveç Iranit.