Një grup ish-ambasadorësh që kanë shërbyer në diplomacinë shqiptare pas viteve ‘90 themeluan një organizatë jofitimprurëse për qëllime këshillimi. Bëhet fjalë për diplomatë të zgjedhur nga qeveri të majta dhe të djathta që sot janë jashtë sistemit të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Megjithatë, ata kërkojnë të japin përsëri kontributin e tyre këshillimor për çështje që lidhen kryesisht me integrimin e vendit. Kryetar i këshillit është ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj.