Sport

Tirana mund Kastriotin dhe fiton trofeun e “Kategorisë së Parë”

Përfundoi para pak çastesh në “Elbasan Arena” finalja e Kategorisë së Parë Tirana – Kastrioti me rezultatin 2-0. Kjo sfidë kishte më shumë vlera prestigji, pasi të dyja skuadrat e kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në elitën e futbollit shqiptar në sezonin e ardhshëm. Kryeqytetasit kishin eksperiencën e parë në këtë kategori ndërsa krutanët kthehen në Kategorinë Superiore pas disa viteve mungesë.