Tirana po përgatitet për 14 Marsin, Ditën e Verës. Në kryeqytet do të organizohen një sërë aktivitetesh që do të argëtojnë fëmijë dhe të rritur.
Në rrjeteve sociale, është publikuar axhenda e mbushur me mbi 100 aktivitete në vende të ndryshme në kryeqytet.
Më poshtë janë edhe disa nga aktivitetet më 14 mars, ku kulminantja do jetë me koncertin e këngëtares shqiptare Enisa në orën 13.00 në Sheshin Skënderbej.